Humbi dorën në vendin e punës, bie në koma dhe ndërron jetë

Humbi jetë teksa po punonte me makineritë.

Viktima është Sheremet Fetahaj, nga fshati Raushiç i komunës së Deçanit në Kosovë, i cili u aksidentuar këtë të hënë, duke punuar në një firmë betoni afër qytetit të Pejës.

Fetahaj humbi dorën e djathtë, ndërkohë që përfundoi në koma, për të ndërruar jetë gjatë kësaj të mërkure.

Swiss Digital Desktop Reklama

42-vjeçari ishte edhe veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte duke pastruar një prej pajisjeve të kompanisë, në momentin që ju këput dora, ndonëse puna e tij ishte shofer kamioni.

Funerali i tij mbahet gjatë së enjtes, ndërkohë që lë pas dy fëmijët dhe gruan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?