Biznesmeni kinez që humbi jetën, zbulohet arsyeja e ardhjes në vendin tonë
Një aksident tragjik i ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas i mori jetën shtetasit kinez Li Jianhong, ndërsa si pasojë u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, veçanërisht atyre kineze, të cilat kanë zbuluar më shumë detaje mbi identitetin dhe profilin e viktimës.
Sipas raportimeve, Li Jianhong, 60 vjeç, konsiderohej një nga biznesmenët më të fuqishëm në Kinë dhe një figurë e rëndësishme në rajonin e Xinjiangut. Ai ishte president i grupit të njohur “Xinjiang Grand Scape Group”, një kompani me aktivitet të gjerë në fusha si telekomunikacioni, turizmi dhe menaxhimi i investimeve. Gjithashtu, ai ishte themelues i resortit të famshëm të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një projekt i rëndësishëm për turizmin dimëror në Kinë.
Karrierën e tij profesionale e kishte nisur në sektorin e telekomunikacionit, ndërsa në fillim të viteve ’90 kishte vendosur të krijonte biznesin e tij privat në Xinjiang, duke e kthyer kompaninë në një ndër më të mëdhatë në rajon, me asete që arrinin rreth 1.4 miliardë juanë dhe mijëra punonjës.
Në vitin 2002, kompania e tij ishte ndër themelueset e “Xinjiang International Grand Bazaar”, një prej simboleve më të njohura të qytetit të Urumqit, përpara se të tërhiqej nga ky projekt në vitin 2017.
Përveç suksesit në biznes, Li Jianhong ishte i njohur edhe për pasionin e tij për sportet ekstreme dhe alpinizmin. Ai kishte përfunduar “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur disa nga majat më të larta në botë dhe duke arritur edhe në të dy polet. Në vitin 2018 ai kishte ngjitur edhe malin Everest, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të veçanta në nivel ndërkombëtar.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 2405

