Humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës, përcillet sot në banesën e fundit 18-vjeçarja

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Mësohet se e reja jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël, ndërsa sipas raportimeve 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Greku humbi jetën më 15 janar, te Ura e Dajlanit në Durrës, pasi automjet ‘BMW X5’ i drejtuar nga shtetasi Arbër Xhaxhaj është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Arbër Xhaxhajt, gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?