Humbi jetën në Sarandë, prokuroria “bunker” heshtjeje. Babai i Rebecca Gannon lë Anglinë dhe shpërngulet në Shqipëri
Rebecca Gannon humbi jetën 11 muaj më parë në brigjet e Sarandës, teksa nisi të bënte Scuba Diving. Menjëherë pas humbjes të së bijës, babai i saj la Anglinë për t’u vendosur në Sarandë. E gjitha për të mësuar të vërtetën e asaj çfarë ndodhi. E pret dhe ka tentuar ta mësojë, nga organet e drejtësisë shqiptare, të cilat po hetojnë rastin dhe kanë ngritur një akuzë nën dyshimin e “shkeljes së rregullave në punë”, ndaj Saimir Kushovës, pronar i agjencisë së zhytjeve.
Bitaniku George Gannon, është përballë një muri bllokues, në të mësuarin zyrtarisht se çfarë ndodhi me të bijën, e ardhur me të dashurin për pushime në Sarandë, por iu kthye e vdekur. Ai përmes një avokati i cili përfaqëson familjen e Rebeccas, më 24.05.2023 i është drejtuar prokurorisë Sarandë, me këtë kërkesë të cilën e disponon Top Channel ku thuhet:
“Bazuar në Ligjin 55/2018 avokati ka të drejtë të kërkojë shpjegime dhe dokumente që kanë lidhje me çështjen ose klientët që përfaqëson, nga çdo institucion i administratës publike, gjykatat, prokuroritë etj. Kërkojmë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhen hetimet nga Prokuroria Sarandë në lidhje me aksidentin e datës 19.09.2022 ku humbi jetën Rebecca Gannon. Kopje të materialeve fashikullit hetimor”.
Sipas George Gannon dhe avokatit që e përfaqëson, megjithëse po mbushen 3 muaj nga dërgimi kësaj kërkese bazuar në ligj, Prokuroria e Sarandës nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Kthimi Prokurorisë Sarandë në një “kështjellë” hermetike për këtë rast, nuk bën gjë tjetër veçse shton dhimbjen për George Gannon, e familjen e tij, përballë kërkimit të drejtësisë për Rebeccën. /Top Channel/
KOHA JONË SONDAZH

