Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në kanal, ndërron jetën në spital 18-vjeçari nga Tirana

Një 18-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marra nga aksidenti ku u përfshi një ditë më parë.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ai ka humbur drejtimin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës, e si pasojë ka rënë në kanal.

“Shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, njofton policia.

SHKARKO APP