FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi zgjedhjet, Viktor Orban heq dorë nga mandati i tij në parlament

Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se nuk do ta marrë mandatin e tij në parlament. Këtë ai e bëri të ditur në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

“Unë tani nuk nevojitem në parlament, por për riorganizimin e kampit kombëtar,” tha ai.

Partia Fidesz humbi zgjedhjet

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas vëzhguesve pas humbjes zgjedhore Orbani synon të përqendrohet në rolin e tij si kryetar i partisë. Në video ai theksoi se vazhdon të jetë i gatshëm për të vazhduar si drejtues i partisë së tij nacionaliste të djathtë Fidesz, nëse delegatët në kongresin e qershorit e mbështesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktor Orban dhe partia Fidesz humbën qartë në zgjedhjet parlamentare në Hungari dy javë më parë ndaj partisë së Peter Magyar. Me vetëm 52 nga 199 mandate, Fidesz kalon në opozitë.

62-vjeçari Orban është deputet në parlamentin hungarez që nga viti 1990. Ai ka qeverisur Hungarinë për 16 vjet me një stil gjithnjë e më autoritar.

Peter Magyar, i cili më parë ka qenë anëtar i Fidesz-it, u shkëput nga Orbani dhe partia e tij dy vite më parë. Fituesi i zgjedhjeve paralajmëroi një “ndryshim të plotë të qeverisjes” dhe kritikoi gjatë fushatës stagnacionin ekonomik dhe korrupsionin në rrethet e qeverisë së Orbanit. /DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?