Humbja drastike e PD-së në Fier, Bardhi: Me zemër të thyer, Shqipëria ka nevojë për ne

”Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është reagimi i parë nga Gazment Bardhi, pas mbylljes së rezultatit të numërimit të votave, ku PD ka pësuar një humbje drastike në qarkun e Ferit, aty ku Bardhi ishte edhe drejtues politik. Ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë. Kujtojmë se Partia Demokratike me 39.314 vota (25.45%), arrin të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit, përballë 12 të tillëve për Partinë Socialiste.

Reagimi i plotë

Një falenderim zemre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?