Humbja drastike e PD-së në zgjedhje, Shehi: S’është ndonjë dramë, politika kështu e ka

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se humbja drastike e opozitës, por mbi të gjitha e PD-së edhe në bastionet e saja historike, nuk është ndonjë dramë e madhe, pasi në politik fitohet, por dhe humbet.

“Asgjë e jashtëzakonshme. Opozita faktikisht nuk është marrë me politik këto dy vite. Rama e ka ndërtuar që të shkojë te ndarja. A dëgjove ndonjëherë se si është ndarë Shqipëria nga ana administrative 8 vite më parë, sa afekton kjo.

Në 45 ditë duhet të merremi me tema të rëndësishme, ne u morëm që kandidati ynë është më i mirë se i tyre. Kjo që ka ndodhur nuk është ndonjë dramë e madhe, kështu e ka politika. Në duhet t’i rikthehemi politikës jo të shkojmë te darja e tij. Nëse merremi me logon, me firmat, me vulën, kjo nuk është politik”,-tha Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?