Humbja drastike në zgjedhje, Zogaj tregon dy mënyrat sesi mund të bashkohet PD

Analisti Preç Zogaj, thotë se rezultati i dobët i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, erdhi si rezultat i përçarjes së PD. Zogaj tha në “Opinion” se zgjidhja brenda PD mund të vij duke u tërhequr Berisha apo duke institucionalizuar opozitën, për të riorganizuar tërësisht PD.

”Dy janë zgjidhjet, humbsi i madh të tërhiqet dhe i hap rrugën riorganizimit të PD dhe bashkimit të saj të një kongresi gjithëpërfshirës me një statut të ri.

E dyta, institucionalizimi i opozitës, duke ruajtur vijën ndarëse, rithemelimi dhe PD zyrtare dhe që ka marrë 105 mijë vota në kushte shumë të vështira dhe pabarazi ekstreme dhe e sabotuar nga jashtë e nga brenda”,-tha Zogaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?