Humbja e derbit, tifozët e Tiranës: Shporru Refik Halili

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XfvZrSbVG8M” width=”560″ height=”315″]

Humbja nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Tiranës, të cilët përmes një statusi në Facebook në faqen e tyre zyrtare i kërkojnë dorëhqjen, Presidentit Refik Halili. “Një turp i pashoqë, një ekip që bo gabime elementare dhe diletanteske. Një gjykim deri diku tendecioz që pritej por spektakli në fushë nuk i përmbushi aspak kriteret e Tironës, tifozët e së cilës ishin mazhoritare edhe në transferte (cdo të thotë të jesh zot shtëpie e jo artificial).
I kërkojme presidentit të dorëhiqet pasi ai është fajtori kryesor për këtë katrahurë. Lojtarë të lehtë dhe pa grintë që nuk përmbushin kriteret e Tironës. Krenare dhe kryelartë, ne jemi Tirona paçkah se retë e zeza të stuhisë na përplasin në det të hapur. Kryelartë tifozat e mrekullueshëm të Tironës dhe turp, marrëzi e tmerr mbi drejtuesit sharlatanë! Kthe Tironën ose IK, Shporru”mbyllet reagimi

SHKARKO APP