Humbja e kolosit Rikard Ljarja, Mevlani nuk i mban lotët: Miqësi mbi 50 vite

Në këtë kohë të pandemisë, Shqipëria humbi kolosin e kinematografisë moderne shqiptare, Rikard Ljarja. Aktori, regjisori dhe miku i ngushtë i Rikardit, Mevlan Shanaj, tregoi rreth jetës të së ndjerit por edhe për modelin e ri që solli në kinematografinë moderne shqiptare. Shanaj theksoi se humbja e Rikard Ljarjas është një humbje e madhe kombëtare. Aktori nuk i përmbajti dot lotët dhe nuk e fshehu dot dhimbjen e madhe, që i ka shkaktuar largimi i mikut të tij.

“Ka qenë një miqësi e lashtë mbi 50 vite dhe ardhja e Rikardit në ekranin shqiptar ishte një gjë e re, ishte një befasi. Rikardi është konsideruar si pionieri i kinemasë moderne dhe kur erdhi Rikardi me portretin e tij solli një dëlirësi, solli atë që çdo shikues kishte dëshirë ta ketë brenda vetes. Nuk ishte madhësia e intepretimit, por i çuditi çiltërsia e këtij njeriu, i cili solli mendësi të re dhe kulturë të re. Ne e kishim Rikardin në majën tonë. Me Rikardin kam miqësi të lashtë që nga fëmijëria. Kemi bashkëpunuar si aktore, kemi shkëmbyer rolet tona. Figura e Rikardit erdhi duke u zgjeruar nga kultura dhe thellësia e tij. Çdo njeri të Rikardi shikonte idealin e vet, prandaj ka qenë kaq shumë i respektuar dhe i dashur. Ai ishte artist kompleks. Unë kam qenë non stop mik, vetëm dje nuk kemi folur. Nuk kishte dëshirë ta shikoja, sepse ishte rënduar. Ai ka qenë gjithmonë i hapur dhe asnjëherë i kursyer dhe një mik që nuk e gjen dot në jetë, nuk e gjen dot fisnikërinë e Rikardit. Është një humbje kombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?