FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja në Kukës, PD e drejtuar nga Berisha ”kyç” gojën

Partia Socialiste fitoi edhe më thellë në Kukës sesa me Safet Gjicin më 14 Maj. Në zgjedhjet e 24 shtatorit, PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha humbi. Kandidati i PS, Albert Halilaj fitoi me 13025 vota përball kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Emri Vata të cilit votën i besuan vetëm 7431 qytetarë kuksianë.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ende nuk ka një reagim zyrtar. Ndryshe nga herët e tjera, kur denoncimet dhe reagimet ishin të menjëhershme për blerje të votave nga ana e PS, këtë herë PD ka zgjedhur të heshtë.

Zyrtarisht PD-ja e Berishës nuk ka bërë një denoncim me fakte konkrete ap të tregoj qëndrimin e saj para qytetarqëve që e mbështesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heshtja tregon se rezultati pranohet dhe se mjaftohen me akuzën se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?