Humbje e rëndë për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj

Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.

Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës.

“Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,”  shkruan psikologia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe të dashur për jetën, duke shtuar se miqtë dhe kolegët e tij në mbarë botën do ta kujtojnë gjithmonë për vizionin dhe pasionin që tregonte në çdo hap.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia mortore do të mbahet të martën, më 26 gusht, në vendlindjen e tij në Glifadha, Athinë, ku miqtë, kolegët dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?