Hyjnë në fuqi taksat e reja për blerjet nga interneti
Gjithnjë e më shumë po përdoren lerjet përmes rrjetit. Tashmë qytetarët do të paguajnë nga në shtet një taksë nga 20 deri në 35 për qind të vlerës së mallit.
Vendimi i shumëdebatuar i qeverisë, i cili ul kufirin e taksimit të blerjeve online në 22 euro, është botuar zyrtarisht në fletoren zyrtare, çka nënkupton hyrjen automatikisht në fuqi.
Vendimi klasifikon si mallra me vlerë të papërfillshme, dhe që rrjedhimisht nuk i nënshtrohen taksimit mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro.
Ndërsa për dhurata që vijnë nga jashtë, vendimi përcakton si kufi të përjashtuar taksimi vlerën 45 euro.
KOHA JONË SONDAZH

