FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hyjnë nga Kapshtica 25 emigrantë shqiptarë, izolohen në një hotel në Korçë për 14 ditë

25 emigrantë shqiptarë kanë hyrë sot nga pika e kalimit kufitar i Kapshticës për në vendin tonë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se emigrantët janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Korçës, ku do i duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Bëhet fjalë për të njëjtin hotel ku më herët qëndruan 37 emigrantët e parë të karantinuar, të cilët dolën sot për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.

Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kapshticës, javën e Pashkës kishte rënë ndjeshëm numri i emigrantëve qe hynin në Shqipëri, por ditën e sotme u rrit ndjeshëm numri i tyre. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me emigrantët e tjerë, këta shtetas, do iu duhet të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, ndërsa do të mbikëqyren nga policia, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të Shëndeti Publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?