Hyn në lumin e Drinit të Zi për të shpëtuar nipin dhe mbesën, mbytet 55-vjeçarja

Një grua 55-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi ditën e sotme. Mësohet se ajo hyri në ujë për të shpëtuar nipin dhe mbesën e saj që rrezikonin të mbyteshin, por vetë nuk ka mundur dot të dalë nga lumi. Dy fëmijët e moshës 6 dhe 10 vjeç (nipi dhe mbesa) janë nxjerrë nga lumi Drini i Zi, dhe janë dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën mjekësore.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?