Hyn të zhbllokojë pusetën, por ja çfarë gjen brenda

Një punëtor kanalizimesh ka gjetur 2 automatikë brenda një pusete në afërsi të Fabrikës së Miellit Tiranë. Ende nuk dihet nëse me ta janë kryer vrasje, ndaj policia ka nisur hetimet për atë që i ka fshehur aty.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës njoftoi se “në rrugën “Agim Qarri”, punonjësit e UKT, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?