Hynë për të grabitur, hajdutët përleshen me të moshuarin në Lezhë

Një i moshuar u dhunua në Lezhë, kur hajdutët u futën në banesën e tij për të vjedhur. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasën në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato memonte kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar.

Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesen e familjes Buja. Ndërkohë pas sinjalizimit nga banorët policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet, por pa arritur të bien në gjurmët e autoreve të cilët kane qene dy përsona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?