Hyri me gomone mes plazhistëve, bllokohet mjeti lundrues në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy motora ne pronësi te shtetasit Erion Merkaj, pasi ka shkelur sigurinë në plazh.

Policia bën me dije se mjeti lundrues u shoqërua ne pikën e bllokimit tek Porti i Jahteve Marina Orikum, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ne date 29.07.2017, ora 12:30, Policia Kufitare e Vlorës ne zbatim te Plan Masash për garantimin e sigurisë ne plazhe ka bllokuar mjeti lundrues tip gomine, me emrin BLUPLUS, me dy motorra ne pronësi te shtetasit Erion Merkaj, nga Vlora.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj mjetit do te merret masa administrative për shkak te shkeljes se rregullave te sigurisë ne plazhe. Mjeti u shoqërua ne piken e bllokimit te Porti Jahteve Marina Orikum, Vlore.

Masa ekstreme do te merren ne vazhdimësi ndaj drejtuesve te mjeteve te cilat shkelin rregullat e siguresë ne plazhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?