Hyri nga dritarja, lezhjani kapet duket vjedhur brenda në dhomë
Policia e Lezhës ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale D.K.
I riu është kapur në flagrancë brenda në dhomën e një banese, ku kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas policisë, banesa i përkiste shtetasit Gj.K.
Ky i fundit ka njoftuar policinë, pasi kishte konstatuar se dikush kishte hyrë nga dritarja.
Gjatë kontrollit trupor ndaj të riut, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një thikë, e cila do të përdoret si provë materiale.
D.K kishte një javë që kishte dalë nga burgu.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Tenton ti vjedhë banesën një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga Policia, në një nga dhomat e banesës që ishte futur për të vjedhur.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë) që autori kishte me vete
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .
KOHA JONË SONDAZH

