Hysaj: Zhgënjim shumë i madh
Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj tha tani se provoi një zhgënjim shumë të madh.
“Zhgënjim shumë i madh, sepse luajtëm bukur dhe fati s’na ndihmoi në minutat e fundit. Por futbolli kështu e ka. Jemi këtu dhe Shqipëria duhet të jetë krenare. I falënderojmë tifozët për mbështetjen pas kësaj humbje, por ne kemi ardhur në këtë Europian për të bërë diçka më shumë”, tha ai.
Duke pohuar se ka shpresa për kualifikimin.
“Duhet të mendojmë që të hymë në fushë, të vetëdijshëm se me Rumaninë është shpresa e fundit”, tha Hysaj.
KOHA JONË SONDAZH

