Hyseni: Serbi qëllime të qarta terroriste. Media: Do hidhte në erë hotel Grand

Prishtine- Policia e Kosovës zbuloi planin e 46-vjeçarit serb që u kap me 12 kg eksploziv mbrëmjen e 25 dhjetorit në Prishtinë.Burimet bëjnë me dije se Gavriç Slobodan kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel “Grand” në Prishtinë. Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.

12 kg eksploziv ne makine

Burimet bëjnë me dije se Gavriç Slobodan kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel “Grand” në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty. “Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë zyrtarët e policisë së Kosovës për mediat vendase.

46 vjeçarit i është gjetur edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të Krishtlindjeve. Policia e Kosovës e kishte shoqëruar të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe ndërhyri për arrestimin e tij

Makina u ndalua para ambasadës amerikane në Prishtinë por në një lidhje telefonike për Ora News baki Kelani, zëdhënësi i policisë mohoi zërat për një sulm të mundshëm ndaj ambasadave në Kosovë.

S’ka lidhje me ambasadat

Në një lidhje telefonike për Ora News zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se personi ishte me nënshtetësi  serbe.

“I arrestuari ka  nënshtetësi serbe dhe makina ishte me targa Beogradi”  thotë ai, duke shtuar se policia para arrestimit kishte pasur një informacion paraprak për  “një veturë të dyshuar ku dyshohej se transportohej lëndë e rrezikshme”.

“Është herët të flasim për qëllimin e personit,  por është e rëndësishme që policia arriti të ndalojë dhe të konfiskojë sasinë e materialeve.  Nuk mund ta lidhim me ndonjë akt, dhe me ndonjë qëllim që ka pasur. Policia ka informacione të dyshuara se cila ka qenë lëvizja e automjetit, por meqë jemi në fazën e hetimeve nuk japim destinacion. Nuk ka qenë qëllimi i ambasadës, por duhet të presim versionin përfundimtar”tha ai

Automjeti “Reno Clio” me targa të Beogradit u mbajt për disa orë e bllokuar dhe më pas u dërgua në polici për ekzaminime të mëtejshme, pasi u hoq më parë sasia e ekzplozivit.

Serbi 48 orë i ndaluar

Prokuroria Speciale e Kosovës ndalimin e ka arsyetuar me dyshimin se ky person ka kryer veprën penale “përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe ai është ndaluar për 48 orë.

SHKARKO APP