Hysni Demiraj zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë

Hysni Demiraj do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësië vendosi në mbledhjen e sotme me 8 vota pro në favor të Demirajt edhe pse në votim nuk morën pjesë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe anëtari Gjin Gjoni, për të cilin kandidati Alaudin Malaj kishte kërkuar të largohej për shkak të konfliktit të interesit. Zgjedhja e kryetarit të Apelit në Tiranë bëhet në një kohë kur ndërkombëtarët dhe politika shqiptare janë investuar për një reformim të sistemit të drejtësisë dhe emrave të përfolur në të.

Tirane- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur në mbledhjen  e kesaj të hënë, 7 Mars 2016,   kreun e ri të Gjykatës së Apelit Tiranë.  Në krye të këtij institucioni tashmë do të jetë Hysni Demiraj, i cili deri më sot ka mbajtur postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.

Për këtë post kandiduan  kryetari aktual Alaudin Malaj dhe  Gjyqtari i Apelit Gramoz Levanaj, por burime te Ora News bëjnë me dije se ky fundit u tërhoq nga kandidimi në momentin e fundit.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, bor burime nga brenda saj kanë bërë të ditur se në  procesin e votimit nuk mori pjesë anëtari i KLD-së Gjin Gjoni,  i cili u tërhoq, pas kërkesës së një dite më parë të Alaudin Malajt për përjashtimin e tij nga votimi per konflikt interesi mes tyre.

Malaj ia kishte drejtuar kërkesën Ministrit të Drejtesisë, i cili para mbledhjes deklaroi se do ta parashtronte KLD-së.

Manjani: Është detyra ime që të prezantoj në KLD cdo kërkesë që vjen. Është një kërkesë proceduriale, i dakon KLD ta vlerësojë, por unë sigurisht që do ta preznatoj.

Por gjithashtu mësohet se as Ministri Manjani nuk ka marrë pjesë në votim.

Në mbledhjen e kësaj të hëne munguan , kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori pasi ndodhet jashtë Shqipërisë si dhe Vangjel Kosta.

Gjithashtu KLD vendosi emërimin e gjashtë gjyqtarëve  të rinj  për Apelin Administrative, te cilët janë  Bernina Kondi, Fjoralba Qinami, Arjan Qafa, Amarildo Laçi, Enkeleida Softa dhe Bari Shyti. Si dhe rikthimin në detyrën e gjyqtarit të Sokol Pashos deri tani drejtor inspektimit  ne Ministrinë e Drejtësisë.

 

Ne foto: Hysni Demiraj

Ne foto: Hysni Demiraj

SHKARKO APP