I afërmi i Aleksandër Kurtit: Frroku gënjen për “takimin e baballarëve”

 

Leonard Kurti, i afërm i Aleksandër Kurtit, të cilin akuzohet se e ka vrarë Mark Frroku, thotë se ky i fundit gënjen për “takimin e baballarëve”.

Ai shprehet se babai i Frrokut e ka pranuar vrasjen e Kurtit nga ana e të birit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, babai i Frrokut ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe e ka pranuar që vrasjen e Aleksandër Kurtit e ka kryer i biri, bashkë me disa shokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurti vijon duke thënë se Frroku pagoi fshatarët me shuma të mëdha për betim të rremë.

Mark Frroku nuk e bëri betimin siç deklaron duke sjellë 24 burra dhe dy priftërinj.

Ai nuk ka ardhur fare në shtëpinë tonë.

Ai pagoi me shuma të mëdha 25 fshatarë për të bërë një betim të rremë”, ka deklaruar Leonard Kurti për “Panorama”./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?