I akuzuar për përdhunim të miturish në SHBA, pranga në Shqipëri

Një i ri amerikan që kishte si detyrë të kujdesej për të rinjtë në SHBA, ishte larguar disa vite më parë nge vendlindja, pas akuzave për  përdhunime të rënda seksuale dhe ndodhej në arrati, por më në fund ai ka përfunduar në pranga, në vendin tonë. Hetuesi Michael Keaton pas arrestimit të tij në Shqipëri, thotë se Luka Cooke, tani 33-vjeçar, u largua nga vendi i tij, fillimisht për në Kinë në 2007. – “Kur një i dyshuar ikën, duhet kuptuar që ne do ta kapim atë,” tha Keaton. – “Nuk do të jetë një gabim i bërë për arrestimin nga ana e tyre dhe kjo është e gjitha ajo ne kemi kërkuar.”  Zyrtarët thonë se akuzat kundër Cooke erdhën nga denoncimet e djemve të moshës 8 dhe 12 vjeç, ndërsa ai para se të largohej dhe të shpallej në kërkim, ishte një kujdestar i të rinjve. Cooke kishte jetuar në Kinë për disa vite, por anëtarët e familjes i thanë policisë se ai kishte lëvizur më pas në Marok. Keaton thotë, megjithatë, se Cooke bëri një gabim pasi mori një avion për në Shqipëri. Pikërisht Interpol e ndaloi atë në vendin tonë. Keaton thotë se shumë agjenci tani janë duke punuar së bashku, për ta sjellë përdhunuesin e dyshuar përsëri në zonës me Memphis, në SHBA, ku do të përballet me drejtësinë.

SHKARKO APP