I bie me grusht tavolinës, avokati Lapaj-ministres: Hajde me shkresa se je zyrtare
Avokati Adriatik Lapaj mbrëmjen e së martës ishte i ftuar në ”Opinion”, dhe gjatë debatit që agravoi, ai i ra me grusht tavolinës. Në debat ndërhyri ministrja Milva Ekonomi, të cilës Lapaj i tha se duhet të shkonte në studio me shkresa sepse ishte zyrtare e përfaqësuese.
Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin.
Ekonomi: Ç’është kjo agoni? Ku ka agoni?
Lapaj: T’i them me shifra pse është agoni.
Ekonomi: Dhe unë t’i them me shifra.
Lapaj: Në Shqipëri në 2021, 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 KW bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.
Ekonomi: Për qytetarët e këtij vendi janë rritur fashat e mbështetjes. Janë dyfishuar fashat e mbështetjes. Do ta sjell nesër VKM.
Lapaj: Hajde në emision me VKM se je zyrtare shteti.