I biri i Faik Myrtajt: Kam prova që do të tronditin drejtësinë

“Kam prova për ‘21 Janarin’ që do të tronditin themelet e drejtësisë shqiptare”.

Kështu ka deklaruar djali i Faik Myrtajt, një prej viktimave të “21 Janarit” menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk rihap çështjen.

Renato Myrtaj, duke folur për “Neës 24” nuk jep detaje për provat që pretendon se ka siguruar e që së shpejti do të bëhen publike nga mediat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renato thotë se një kopje e provave dhe dokumenteve që ai zotëron rreth ngjarjes së “21 Janarit” dhe që priten të publikohen pas pak ditësh, i janë dërguar edhe presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimin e sotëm të Gjykatës ai e cilëson një vrasje të tretë për familjen e tij, por që e priste nga drejtësia shqiptare.

Edhe familjarë të Ziver Veizit, të vrarë më 21 janar deklarojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës së Lartë, por do vijojnë të kërkojnë drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?