I biri i preu kokën/Dy ditë para krimit të rëndë, 70-vjeçarja çoi mbesën të aplikonte për pasaportë
Firdes Çekiçi është e moshuara nga fshati Buçimasi i Pogradecit, që vdiq në mënyrë makabre, pasi i biri i preu kokën. Mësohet se e ndjera prej kohësh kishte planifikuar largimin e mbesës nga Shqipëria. Ajo donte që 15-vjeçaren ta çonte tek e ëma e saj, që prej kohësh jeton në Itali, pas divorcit me autorin e krimit të rëndë, Olsi Çekiçi.
Madje dy ditë para ngjarjes, Firdesi, kishte dërguar mbesën që të aplikonte për të bërë pasaportën. Ajo kishte ndjerë që situata në shtëpi sa vinte e tensionohej dhe donte që e mitura të kishte një jetë më të mirë, por nuk arriti ta çonte dot deri në fund këtë plan.
Adoleshentja ndodhet në Shqipëri dhe ende në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të tmerrit që pa me sy. Anëtari tjetër i familjes, vëllai i Olsi Çekiçit do të shkojë gjithashtu në Itali, ku ndodhet edhe motra e tij.
KOHA JONË SONDAZH

