I dalin para kryediplomatit grek, Bushati-Idrizit: Hapni rrugën!

Teksa kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Jashtme, përfaqësuesit e Shoqatës “Çamëria” i kanë bllokuar rrugën kryediplomatit grek, Nikos Kotzias, në Tiranë.

Por pas ndërhyrjes së policisë, rruga është zhbllokuar, ndërsa thuhet se ka pasur përplasje mes palëve.

Sakaq, mësohet se ka ndërhyrë vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, që i ka kërkuar kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi të ndërhyjë për hapjen e rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të heqë Ligjin e Luftës.

Vetë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të “ndahen gjërat”.

Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?