I dehur në makinë, gjykata jep vendimin për Aleksandër Gjokën
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për këngëtarin e mirënjohur, Aleksandër Gjoka pasi u ndalua dy netë më parë teksa drejtonte makinën nën efektin e alkoolit. Gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Gjokën, e cila duket të jetë më e lehta. Këngëtari është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Aleksandër Gjoka i ka thënë gjykatës se ky ishte një rast i veçuar. Gjoka duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.