I dehuri mbyt të atin. Kishte dalë nga burgu dhe sot rrahu dhe vrau 85-vjeçarin
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Remas në Divjakë. Andrea Stasa 58-vjeç i cili ka qenë në gjendje të dehur, ka vrarë babin e tij Miter Stasa 85 vjeç, të cilin pasi e dhunoi më parë me grushte, e mbyti në krevatin e shtëpisë ku jetonin ata të dy, bashkë më vëllanë tjetër të paralizuar i cili kishte pësuar aksident vite më parë.
Nuk dihen arsyet që kanë shtyrë 58-vjeçarin të kryejë këtë veprim ekstrem ndaj babit të tij, por burime nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se kohët e fundit Andrea Stasa kishte shfaqur shenja dhune.
58-vjeçari mësohet se kishte jetuar në Itali, ku kishte qenë dhe në burg, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri prej dy muajsh. Banorët e fshatit rrëfejnë se Andrea Stasa nuk ishte i dhunshëm.