I dënuar me 10 vite burg, kapet 52-vjeçari
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçari të shpallur në kërkim, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Mësohet se 52-vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet F.M, 52-vjeç. Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

