I dënuar me 60 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar

Eshte arrestuar një person i dënuar me 60 vjet burgim. Kjo është bërë e mundur gjatë një operacioni të policisë greke në kufi me Shqipërinë.

Sipas burimeve nga policia greke është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës një shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 60 vjet burgim.

Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?