I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiut i gjendet sërish celular në burgun e Drenovës

Laert Haxhia, i dënuar me burgim të përjetshëm, është kapur sërish me një aparat celulari brenda ambienteve të burgut të Drenovës.

Mësohet se pajisja telefonike i është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?