I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

Një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Greqia për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”. Personi me inicialet shqiptar K.S, 40-vjeç, banues në Lezhë u ekstradua nga Athina drejt vendit tonë ditën e sontme, ndërsa dyshohet se më datë 17 prill 2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?