I dënuar për vrasje në vitin 1997, 52-vjeçari ndërron jetë në burgun e Fierit, dyshimet e para
Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.
Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari A. Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për një vrasje të kryer në vitin 1997. Atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj për të vuajtur nga dënimi.
Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konstatuan vdekjen.
KOHA JONË SONDAZH

