I dënuar për vrasje, vetëvritet në burgun e Peqinit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të Hëne. Një i dënuar me 20 vite burg për vrasje me dashje i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Peqinit ku vuante dënimin prej më shumë se 14 vitesh.

Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se autoritetet e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit kanë konfirmuar se i dënuari Fatmir Myftari, rreth 50 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e dhomës.

Sipas tyre i ndjeri prej disa kohësh mbahej në sektorin e kujdesit të veçantë pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk kishte fare kontakte me familjarët e tij.  Pas konstatimit të aktit të vetëvarjes, personeli i burgut ka kryer transportimin e 50-vjeçarit drejt spitalit të Peqinit, por ai nuk ka mundur të jetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?