I dënuari për jetë fshihej në Pogradec, RENEA arreston Gentian Çakën

Një 43 vjeçar i dënuar me burg për jetë për rrëmbim personi është arrestuar nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me RENEA-n sot. Gentian Çaka u kap në një vilë dykatëshe në Pogradec ku fshihej prej kohësh ndërsa ishte me banim në Elbasan. “Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se: Ky ishte person i shpallur në kërkim, pasi: Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 934 datë16.09.2009, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr 44 datë 01.07.2008, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprat penale “Rrëmbim personi kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109, 25 të KoditPenal. Kapja e këtij personi u bë në një vilë dykatëshe në Pogradec ku fshihej prej kohësh.”

SHKARKO APP