I dërguari i Vatikanit mesazh rinisë shqiptare: Rrini larg drogës, veseve dhe korrupsionit
Si sot para 30 viteve në Vatikan u bë takimi mes Papa Gjon Palit të dytë dhe Monsinjor Nikoll Troshanit, ipeshkvi i vetëm katolik që kishte shpëtuar gjallë nga diktatura komuniste.
Në Kallmet të Lezhës këtë të enjte u mbajt një meshë për këtë takim dhe u drejtua nga i dërguari i Vatikanit, Kardinal Ernest Troshani, kushëriri i Monsinjorit të ndjerë. Kardinali bëri thirrje për një shoqëri pa vese ndërsa adresoi disa mesazhe për rininë.
“Të largohen nga droga, imoraliteti, korrupsioni, të këqijat imorale, të duan Zotin, tjetrin dhe të fitojnë jetën”, tha ai.
Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale vlerësoi sakrificën e kardinalit në mbrojtjen e fesë katolike.it.