I dha 500 lekë policit, pranga të riut

Një i ri është vënë në pranga pasi ka tentuar që ti japë oficerëve të policisë rrugore 500 lekë që të mos e ndëshkonin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në pranga është vënë Andrea Memollari, 19 vjeç me origjinë nga Skrapari, por me banim në Tiranë.

Ai mësohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në zonën e Farmacisë numër 10 në drejtim të rrugës “Ferit Xhajko”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur është ndaluar i riu i ka dhënë policit lejen e qarkullimit dhe në të i kishte futur një kartëmonedhë 500 lekëshe dhe i kishte thënë “më lë të vazhdoj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment, atij i është komunikuar masa e ndalimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?