I dhunuari në protestën e Kukësit, del sot para gjyqit

Pritet të jepet sot masa e sigurisë për protestuesin Nderim Lushi, i arrestuar gjatë protestës në Kukës. Të hënën  disa banorë të zonës protestuan për kamatat e energjisë elektrike.  Nga sa mësohet prokuroria do t’i kërkojë gjykatës arrest me burg, por nuk dihet ç’masë do të vendosë gjyqësori. I arrestuari pas protestës është parë të dhunohej nga shefi i krimeve të këtij qarku. Policia pretendoi se protesta ishte e paligjshme. Një ditë më parë prindërit dhe avokati i Nderim Lushit denoncuan dhunën e policisë edhe në qeli. Ata thanë se Lushi po mbahej teje afateve ligjore dhe nuk i jepet raporti mjekësor.

SHKARKO APP