I ftohti më i madh nga 29 dhjetori deri më 3 janar

Moti i keq i cili tashmë po hetohet do të zgjerohet gjatë ditëve të ardhshme në krejt rajonin. Ai do të përcillet me temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe borë, njoftojnë shërbimet meteorologjike.Moti i ftohtë pritet të jetë nga 29 dhjetori deri më 3 janar ku praktikisht do të përballemi ditë të akullta pra me temperatura nën zero.

Një mot i tillë do të jetë edhe në Mal të Zi dhe Kroaci, ku pritet të ketë të reshura madje edhe në Dubrovnik. Mediat boshnjake po ashtu bëjnë të ditur se Bosna dhe Hercegovina do të përballet me temperatura shumë të ulëta. Në vendet fqinje si Serbia thellësia e borës mund të shkojë nga 10 deri në 30 cm.

Ndërkohë që në alarm është edhe Sllovenia ku përveç të reshurave pritet të ketë edhe erëra të fuqishme deri në 100 km/h. Shume prej familjeve qe kane prenotuar Vitin e Ri ne Mal te Zi e ne Kroaci i kane anulluar per shkak te motit te keq.

SHKARKO APP