I gjejnë steka me cigare në shtëpi, 5 të arrestuar për kontrabandë

Pesë persona janë arrestuar për akuzën e kontrabandës së cigareve.

Në vijim të këtij hetimi, Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës dhe ka urdhëruar kontrollin e disa banesave në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësi të Madhe dhe Shijak.

Të arrestuarit janë

Swiss Digital Desktop Reklama

1. N. Bilani, i dtl. 1961, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 61 steka cigare te markave te ndryshme pa dokumentacion perkates;

Swiss Digital Mobile Reklama

2. R. Lulaj, i dtl. 1949, pasi gjate kontrollit te baneses se tij u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 101 pako duhani i drire dhe nje makine grirese duhani;

3. A. Isufaj, i dtl. 1969, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e t’i u gjeten 290 paketa kondrabande;

4. K. Guri, i dtl. 1968, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe sekuestruan 2000 llampa kondrabande;

Gjithashtu ne kuader te ketij procedimi penal prokuroria Shkoder ka dërguar për ekzekutim urdhër për kontrolle banese edhe në Shijak, ku u arrestua shtetasja F. Qejvani, të cilës iu gjetën 4 mijë paketa cigare të markave të ndryshme.

U be shpallja ne kerkim e shtetasit A.M., pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten 46 steka cigare kondrabande.

Hetimi u zhvillua nga Prokuroria e Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore informon permes nje njoftimi prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?