I gjenden 34 kg kanabis në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Policia ka arrestuar një 54-vjeçar në Sarandë pasi iu gjetën 34 kg kanabis në banesë.

Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e A.Selamaj, banues në lagjen Çlirim gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.

“A.Selamaj, 51 vjeç, banues në Çlirim, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa,”-rapoton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?