I gjenden në banesë 9 kg kanabis gati për shitje, arrestohet 49 vjeçari

Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike kanabis në Lezhë. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Mark Zefi, së bashku me një peshore elektronike, si dhe pajisje të tjera që përdoren për paketim të lëndës narkotike.

Policia bëri arrestimin e 49 vjeçarit.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientët e banesës së tij , iu gjet e sekuestrua  në cilësinë e provës materiale 9 kg  lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva e paketuar në 8 pako , gati për shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në banesë iu gjetën dhe sekuestruan  një peshore elektronike, si dhe materiale të tjera që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike” informon policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?