I huaji mbështet protestën e studentëve
Studentët kanë vendosur që të mos tërhiqen nga protestat, edhe pse ministrja Lindita Nikolla deklaroi pak më parë për mediat se do të shfuqizohet VKM-ja për provimet e mbartura, e vendosur më 18 maj.
Një prej protestuesve që spikati ishte edhe një i ri i huaj, që me gjithë entuziazmin, mbështeti protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Ai ka marrë megafonin në mes të turmës dhe në gjuhën angleze i është drejtuar studentëve, duke i përgëzuar dhe duke nxitur qëndresë për kauzën e tyre të drejtë.
KOHA JONË SONDAZH

