I hyn në shtëpi për ta përdhunuar të moshuarën, 53-vjeçari nga Elbasani e pëson keq

Një 53-vjeçar nga fshati Shalës i Cërrikut është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të përdhunojë një të moshuar.

Tahir Allkja ka shkuar në Cërrik ku jetonte 73-vjeçarja me inicialet R.T dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar të gruas.

53-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë e këtij qarku pasi ka qenë i dënuar më parë për “dhunë në familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse agresori ka pasur ndonjë lidhje familjare me të moshuarën apo thjesht e ka pasur të njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë ai do të marrë dënimin nga Gjykata për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativ” e parashikuar nga neni 102, 22 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?