I infektuar me Covid-19, humb jetën kreu i Kishës Ortodokse Serbe

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike.

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?