I infektuari i ri në Kukës nga Tirana, erdhi nga Kosova dhe u karantinua në hotel

Në Kukës është konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rast i ri me koronavirus.

Burime  të njësive vendore të shëndetesise në Kukës, bejnë me dije për abcnews.al se rasti i shfaqur në Kukes, është rast i importuar, pasi personi i infektuar, ishte riatdhesuar nga Kosova dhe po qëndronin në karantinë në njërin prej hoteleve të Kukësit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi në fjale është nga Tirana dhe në hotel po qëndronte së bashku me 15 shtetas të tjerë të riatdhesuar dhe në periudhe karantine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me konfirmimin e rastit janë marrë tamponët për të gjithë personat e karantinuar dhe rezultatet kanë dale negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personi i infektuar është transferuar për në Tiranë . Ndërsa vetë Kukësi vijon të jete ne shifrat e 18 rasteve prej të cilave 16 janë shëruar plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?