I ishte pezulluar leja, taksixhiu tentoi të korruptojë policin, prangoset

Një shofer taksie në Tiranë  i  ishte bllokuar leja e drejtimit për 6 muaj, por ai ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë në mënyrë që ta linte të vazhdonte rrugën. Më pas atij i janë hedhur prangat.

Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti Korrupsioni,  rreth orës 19:40, në segmentin Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur "Rrethrotullimi i Teg" është bërë arrestimi në flagrancë i Kujtim Hoxhës, nën akuzë për korrupsion.

Burime nga policia bëjnë me dije se Hoxha në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ka qenë në lëvizje me automjetin e tij me targë “TR 219 T”, e markës “Alfa Romeo” Taksi, i cili  nga punonjësi qarkullimit rrugor u konstatua se ka qenë me leje drejtimi të pezulluar për 6 muaj.

SHKARKO APP